Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar marrëveshjet për komunikacion ajror e hekurudhor, që së fundi i sjelli përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.
Krasniqi, konsideron se këto marrëveshje kanë lënë shumë tym e mjegull, pasi sipas tij deri me tani nuk është botuar në media asnjë nga marrëveshjet në fjalë.
“Në mediet tona qarkulluan lajme të ndryshme për dy marrëveshjet (për komunikacion ajror e hekurudhor) të arritura në mes Serbisë dhe zyrtarëve të nivelit shumë të ultë të administratës shtetërore e publike të Kosovës. Nuk ka asnjë dyshim, marrëveshjet në fjalë, pas veti kanë lënë shumë tym e mjegull?! Kanë lënë shumë të panjohura. Nuk është botuar në mediet tona as edhe një tekst i shkruar i këtyre marrëveshjeve?! Nuk e di, nëse Kryetari i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri në detyrë, i tërhequr para katër/pesë muajve me një arsyetim absurd, përveç “urimeve e përshëndetjeve”, nuk kane ofruar asnjë shpjegim institucional”, ka thënë ai.
Më tej duke apostrofuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, ka pyetur këtë të fundit të sqarojë marrëveshjet për opinionin publik.
“Madje Haradinaj këto marrëveshje i ka quajtur “marrëveshje shumë të mëdha” (këtë e përktheva në gjuhën shqipe). Ndërsa sot paska thënë: “Dy marrëveshjet janë ndihmesë e qytetarëve dhe në ndihmesë tonën. Ne më shumë i japim përkrahje qytetarëve tanë”. Nëse është kështu siç ka thënë Ramushi, do të duhej të ishte më sqarues. Çka i kanë ndihmuar këto “marrëveshje” qytetarët tanë, e çka është “në ndihmesë tonën”? Dhe jo vetëm kaq, por ky do të duhej ta sqaronte opinionin shqiptar: A ka qenë dhe sa ka qenë në dijeni për këto marrëveshjeje? A ka pasur ndonjë njohuri paraprake? Ai nuk po është korrekt me opinionin kur po thotë: “Taksën nuk e heq” dhe “marrëveshjet” për të cilat nuk po duket se ka qenë në dijeni, t’i lavdëron se na qenkan “në ndihmesë të qytetarëve dhe në ndihmesën tonë”. Edhe pse është tepër herët për të folur për të mirën e këtyre marrëveshjeve?!”, pyet Krasniqi.
Krasniqi ka shkuar dhe më tej duke i cituar analistët ndërkombëtarë të cilët sipas tij kanë dyshime rreth impaktit rus në Ballkan, raporteve me Evropën, shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë etj.
“Në të njëjtën ditë, po për këto marrëveshje, diplomat e analistë nga bota e perëndimit, shfaqin dyshime të shumta. Për situatën në Ballkan, shfaqet plotë dyshime, njohësi shumë i mirë i raporteve në ketë pjesë të Europës, analisti amerikan Bugajski. Bugajski për veç frikës që ka për shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan, e ky ndikim më i dukshëm është mbi politikën serbe të Beogradit. Për këtë analist, plotë dyshim është ideja për shkëmbimin e territoreve midis Prishtinës e Beogradi, ide kjo që mbështetet nga Moska. Ndërsa diplomati suedez, Carl Bildt, thotë se zgjedhja e Trump-it për “Kosovën do t’i pëlqente edhe ish kriminelit serb Millosheviq”. Sipas diplomatit suedez, Bildt Serbia me këto marrëveshje, përkatësisht “forcat serbe të sigurisë kanë gjithçka në kontroll, përfshirë kufijtë, hapësirën ajrore, hapësirën digjitale dhe tregtinë”. Dhe vazhdon diplomati: “në gjithë këto histori kosovarët (shqiptarët) kanë të drejta shumë të kufizuara”. Kjo që thotë ky diplomat i njohur suedez, janë shumë shqetësuese dhe duhet të merren seriozisht. Mendim të ngjashëm me të parët ka edhe analisti gjerman, Bodo Weber, i cili thotë se: “marrëveshjet parimore Kosovë-Serbi që po nënshkruhen me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special Presidencial, Grenell, nuk ofrojnë zgjidhje për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi”. Të gjithë autorët e përmendur, janë njohës të mirë të rrethanave në Ballkan, e në mënyrë të veçantë, kanë njohuri të shumta për raportet shqiptaro-serbe”, thotë Krasniqi.
Edhe pse sipas tij politika kosovare në veçanti duhet t’i marrin seriozisht këto deklarime, kjo gjë vështirë që do të ndodh pasi thotë se qasja e tyre është më shumë se e çakorduar.
“Të përfundojmë, Shfaqja e shqetësimeve nga të tjerët për situatën e re të krijuar në raportet shqiptare e serbe, dhe jo serioziteti i politikës në Kosovë për të njëjtat raporte, është më shumë se shqetësuese. Shqetësimi sa vije e rritet edhe për faktin se në këto momente Kosova nuk ka institucione të qëndrueshme, qeveria është në shkuarje, por edhe kur ishte në mandatin e saj nuk kishte ndonjë përgjegjësi e funksionim për të qenë, veç këtyre, politika jonë është si e pakrye. Për fat të keq, as zgjedhjet e fundit nuk sollën ndryshim për të qenë”, thekson ai.
Krasniqi i cili deri vonë ka qenë pjesë aktive e politik-bërjes në vend, thotë se politika në Kosovë të vetmin përkushtim e ka marrjen e pushtetit për grabitje të parasë publike dhe atë pa asnjë bazë ligjore.
“Në një situatë të tillë, do të ishte krejt e domosdoshme që të gjitha partitë politike, e veçmas kandidatët e partive politike, që në zgjedhje e 6 tetorit garuan për Kryeministër, do të ishte krejt normale që para opinionit të dilnin me qëndrimet zyrtare të partive të tyre politike. Po e them ketë pasi politika në Kosovë ka vite që edhe për çështjet më vitale për shtetin e kombin, për asgjë nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Kjo është dëshmi e pakontestueshme se politika në Kosovë të vetmin përkushtim e ka marrjen e pushtetit për grabitje të parasë publike dhe atë pa asnjë bazë ligjore. Kjo praktikë grabitëse dhe antiligjore duhet të ndërpritet sa më parë! Ligji dhe jo Maliqi duhet të udhëheq me shtetin”, ka deklaruar ai në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare