Një ditë para ardhjes në vendin tone, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell, bëri me dije se arsyeja e ardhjes do të jetë tentimi për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi. Kështu mendojnë edhe njohësit e politikave evropiane, ngase thonë se BE-ja nuk ka fuqi që të ndërhyjë në krijimin e qeverisë së re.
Spanjolli, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të enjten do të jetë në Kosovë. Kështu ai po përmbushë njërin prej premtimeve të tij, se vizitën zyrtare do ta bëjë në Ballkanin Perëndimor.
E para vizitës në vendin tonë ai bëri më dije se arsye e ardhjes, do të jetë kryekëput tentimi për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të përparuar dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë vizitës time. Mezi po pres ta njohë Kosovën dhe Serbinë dhe të takojë njerëzit e këtyre shteteve”, kishte thënë Borrel.
Edhe njohësit e politikave evropiane mendojnë se Borell në fokus do ta ketë rikthimin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e paralelisht edhe përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë proces.
“Vizitën e tij e shoh si një tentim për të rikthyer dialogun Kosovë-Serbi. Mendoj që vizita e tij nuk lidhet me procesin e vizave apo proceset tjera. Realisht ardhje e tij në Prishtinë dhe Beograd është që të bëjë njëfarë rikuperimi i pozicionit të dëmtuar të BE-së”, deklaroi Butrint Berisha nga PIPS.
Edhe njohësja e politikave evropiane, Donika Emini mendon se vizita e Borrell ka të bëj me dërgimin e mesazhit për dialogun.
“Mendoj kjo vizitë është mesazh për elitën politike në Kosovë se është koha që të rifillojë dialogu. Në çfarë fryme do të zhvillohet ky dialog nuk e dimë ende, por që BE-ja me gjithë sfidat që ka pasur kohëve të fundit është e interesuar të përfshihet në proces”, deklaroi Donika Emini, përcjell Telegrafi.
Sipas Eminit, BE-ja nuk ka fuqi që të ndërhyjë në krijimin e qeverisë së re.
“Borrel nuk ka mision për të bërë presione për formimin e qeverisë. Janë shumë të pakta mundësitë që një persona në emër të 28 vendeve anëtare përfshirë edhe pesë që nuk e njohin Kosovën të vijnë e të bëjnë presion”, deklaroi më tej Donika Emini.
Pas vizitës në Kosovës, të premten diplomati evropian do të shkoi në Serbi, që edhe atje të përcjellë mesazhe të njëjta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025