LAJMI I FUNDIT:

Lumezi kërkon përgjegjësi dhe efikasitet më të madh nga kryeprokurorët

Lumezi kërkon përgjegjësi dhe efikasitet më të madh nga kryeprokurorët

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar përgjegjësi dhe efikasitet më të madh nga kryeprokurorët e prokurorive.

Lumezi, ka mbajtur sot kolegjiumin e parë për vitin 2020 me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore në nivel vendi, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në fillim të këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi është njoftuar nga ana e kryeprokurorëve për rezultatet, të arriturat dhe sfidat e prokurorive në kuadër të raportit të punës për vitin 2019, me ç’rast ka vlerësuar në përgjithësi punën e bërë nga të gjitha prokuroritë gjatë vitit që lamë pas.


Po ashtu, gjatë prezantimit të Planit të Punës për vitin 2020, Kryeprokurori i Shtetit, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha niveleve efikasitet më të madh në trajtimin e rasteve të korrupsionit, krimeve ekonomike, në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe luftimin e të gjitha veprave tjera penale të cilat janë në kompetencë të këtyre prokurorive.

“Njëra nga pikat e rendit të ditës ishte edhe përgjegjësia e kryeprokurorëve në udhëheqjen e prokurorive përkatëse. Në këtë drejtim, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar angazhim dhe rol më aktiv nga kryeprokurorët në mbikëqyrjen dhe avancimin e punës së prokurorëve, ngritjen e transparencës, llogaridhënies, forcimin e komunikimit me mediat dhe shoqërinë civile, si dhe thëllimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit”, thuhet në komunikatë, njofton Telegrafi.

Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët të kenë koordinim më të madh lidhur me bartjen e lëndëve nga prokuroritë Themelore në Prokurorinë Speciale dhe anasjelltas.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kërkoi nga kryeprokurorët që të intensifikojnë edhe iniciativat për mbrojtjen e ligjshmërisë, pasi që kjo tregon vendosmërinë e prokurorëve në luftimin e veprave të ndryshme penale.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për përmirësimin e kushteve të punës në sistemin prokurorial, rritjen e numrit të prokurorëve nëpër prokurori, me theks të veçantë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët që t’i identifikojnë prokurorët, të cilët kanë treguar performancë të mirë, guxim dhe integritet të lartë, në mënyrë që të avancohen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që që kjo prokurori duhet të forcohet edhe më tutje me prokurorë të tjerë dhe të ketë efikasitet më të madh të punën e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori