LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nënshkruhet Konventa multilaterale e OECD për masat e parandalimit të evazionit fiskal

Maqedoni, nënshkruhet Konventa multilaterale e OECD për masat e parandalimit të evazionit fiskal

Është nënshkruar sot Konventa multilaterale mbi masat për parandalimin e evazionit fiskal dhe transferimin e fitimit në kuadër të takimit të 8-të që po mbahet në Paris që njëkohësisht do të forcojë marrëveshjet aktuale të shmangies së taksave dhe luftën kundër evazionit fiskal.

“Aderimi në këtë konventë shumëpalëshe do të ndihmojë vendin tonë të luftojë abuzimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe të forcojë marrëveshjet aktuale kundër evazionit fiskal dhe transferimit të fitimeve në vendet me taksa më të ulëta ose ku nuk do të paguhet asnjë lloj tatimi. Deri më tani kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale mbi taksimin e dyfishtë me 49 vende të botës. Marrëveshjet bilaterale janë nënshkruar ndër vite dhe shumica prej tyre edhe janë me standarde të vjetruara. Nënshkrimi i konventës do të na lejojë të rinovojmë të gjitha marrëveshjet përnjëherë dhe të shtojmë kështu mbrojtje shtesë kundër tatimit të dyfishtë dhe praktikave të dëmshme në kuadër të taksave”, theksoi zv. ministrja e Financave Shiret Elezi.


Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i 94-të që e nënshkruan këtë Konventë.

“Mosha digjitale në të cilën jetojmë kërkon zgjidhje të reja për të përmbushur sfidat e reja. Ndarja e të drejtave tatimore dhe fitimeve nuk mund t’i atribuohet vetëm lokacionit fizik. Globalizimi dhe digjitalizimi i lejon kompanitë të shesin dhe drejtojnë bizneset në vende pa investuar në infrastrukturë lokale dhe operacione të ndryshme. Fakti që ndërveprimet e klientëve mund të menaxhohen nga lokacione të ndryshme lejon bizneset të kenë një prani aktive në vende pa ndonjë prani fizike. Shërbimet digjitale të automatizuara po hapin sfida dhe diskutime të reja për përcaktimin e tyre. Rregullat transparente të taksave ndërkombëtare janë të nevojshme. Shembull jashtëzakonisht i rëndësishëm është të mbash ritmin dhe të vazhdosh me mundësitë dhe sfidat që paraqet ekonomia digjitale, veçanërisht për vendet e vogla në zhvillim si jemi ne”, sqaron mes tjerave Elezi.

Në gusht të vitit 2018, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtari i 117 i Konventës së përfshirjes BEPS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori