LAJMI I FUNDIT:

Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut në agjendën e KE-së për vitin 2020

Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut në agjendën e KE-së për vitin 2020

Komisioni Evropian miratoi sot programin e tij të punës për vitin 2020, në të cilën në mes prioriteteve theksohet edhe fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas korrespondencës së AIM-së nga Brukseli, programi i punës i Komisionit Evropian përfshin hapa konkretë të cilat trupi ekzekutiv i BE-së do të ndërmarrë gjatë vitit për të arritur angazhimet politike të formuluara në fillim të mandatit. Këto janë tranzicioni ekologjik, shoqëria digjitale, qëndrueshmëri më e madhe ekonomike dhe roli më i fortë i Bashkimit Evropian në skenën globale.

Pikërisht në këtë fushë që është gjetur zgjerimi dhe fillimi më specifik i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020.


“Bashkimi Evropian është i përkushtuar të thellojë partneritetin e tij me Ballkanin Perëndimor, rajoni me të cilin ndan shumë. Një perspektivë e besueshme e pranimit për rajonin është me një rëndësi thelbësore strategjike për Bashkimin Evropian dhe vetë rajonin, kjo do të konfirmohet nga kontributi i Komisionit në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj të 2020-ës”, thuhet në programin e punës së Komisionit Evropian për këtë vit.

Komisioni Evropian premton se do të “vazhdojë të bëjë presion për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ndërsa paralelisht theksohet përmirësimi i procesit të pranimit në BE përmes një metodologjie të re dhe një kornize më të fortë investimesh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori