Punëtorët në qytetin kinez Wuhan janë të zënë me ndërtimin e spitalit të dytë, pasi vendi dëshpërimisht përpiqet të përmbajë shpërthimin e virusit vdekjeprurës, që mori jetën e 132 personave deri më tani.
Pamjet e mahnitshme nga lart tregojnë automjete të rënda që punojnë për të ndërtuar spitalin Leishenshan, i cili pritet të hapet brenda një jave, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Videoja e bërë nga droni u shfaq, pasi spitali i parë i ndërtuar për personat e prekur nga coronavirus i Kinës dje filloi të trajtojë pacientët në Huanggang pas vetëm dy ditëve të punimeve në ndërtim.
Pekini ka dërguar më shumë se 6.000 punëtorë mjekësorë, përfshirë mjekë ushtarakë, në provincën Hubei në Kinën qendrore për të ndihmuar në luftimin e virusit vdekjeprurës, i cili ka infektuar më shumë se 6,160 në të gjithë botën dhe është përhapur në 18 vende dhe rajone të tjera.
Autoritetet nga dy provinca, Hubei dhe Henan, kanë urdhëruar të paktën katër qendra të urgjencës mjekësore të ndërtohen për jo më shumë se 10 ditë në një përpjekje për të ndaluar epideminë.
Klipi prej 60 sekondash i sheshit të ndërtimit të spitalit Leishenshan të Wuhan u nda sot nga People Daily Online në Weibo, i njohur si Twitteri kinez.
Objekti do të zërë rreth 60,000 metra katrorë (14 hektarë), përfshirë 51,000 metra katrorë (12 hektarë) njësish izolimi në karantinë dhe 9,000 metra katrorë (2.2 hektarë) të konvikteve për të strehuar rreth 2.000 punëtorë mjekësorë, tha një inxhinier kineze për agjencinë e lajmeve Xinhua.
Spitali fillimisht ishte projektuar të ketë 1.300 shtretër, por qeveria në Wuhan ka vendosur të instalojë 300 shtretër shtesë pas shpërthimit më të madh të coronavirusit.
Punimet e ndërtimit filluan zyrtarisht të dielën.
Spitali Huoshenshan pritet të hapet më 2 shkurt ndërsa spitali Leishenshan pritet të marrë pacientë në 5 shkurt. Të dy spitalet pritet të drejtohen nga mjekët ushtarakë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ia vodhi Rolexin, tentoi ta shtyp hajnin e armatosur me Lamborghini – pamjet nga Brazili bëhen virale
Komandanti i ushtrisë suedeze: Putin synon të kontrollojë Detin Baltik, ia ka vënë syrin ishullit Gotland
Majmunët bien të ngordhur nga pemët për shkak të valës së fortë të të nxehtit në Meksikë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251