LAJMI I FUNDIT:

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë
Foto: Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të martës në Republikën e Kosovës.

Njëri nga ta, raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, mëngjesin e së martës, ku është arrestuar i dyshuari, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman, ndërsa policia raporton se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.


“Është arrestuari dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Graçanicë, ku një serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Në raportin e Policisë nuk jepen detaje të tjera, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër K-Serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Serb. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Ferizaj janë arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, e cila është shtetase e Shqipërisë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Të dy janë intervistuar nga policia, ku e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar Njësitit të hetimeve Pejë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër shtetase e Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një fjalosje-mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari mashkull i është dorëzuar Njësitit të hetimeve Pejë”, raporton Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Drejtësi
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kalo në kategori