LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani shpreson që Maqedonia në mars merr datën për nisjen e bisedimeve

Bujar Osmani shpreson që Maqedonia në mars merr datën për nisjen e bisedimeve

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistë për ‘Europe Agnecy’, konsideron se është e rëndësishme vendimi për nisjen e bisedimeve me BE-në të sillet në muajin mars, si njohje e angazhimeve të Qeverisë.

“Tani është momenti logjik, për shkak se nëse ndodh gjatë muajit mars, do të jetë në mandatin kur janë bërë kompromise të rënda”, thotë Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai vlerëson se vendimi duhet të sillet në samitin e marsit, përkatësisht para zgjedhjeve të prillit.


“Të mos merrej vendimi do të ishte ndërhyrja më e madhe e mundshme në zgjedhje, për shkak se gjatë këtij mandati, ndërmorën rreziqe politike”, thotë Osmani duke shtuar se ata qytetarëve ju kanë thënë se kanë marrëveshje me BE-në se nëse përmbushen premtimet tona edhe BE do ta mbajë premtimin e vet dhe se nëse BE nuk bën një gjë të tillë do të ketë pasoja serioze.

Nga metodologjia e re të Komisionit Evropian që duhet të publikohet më 5 shkurt, Osmani pret kredibilitet.

“Është shumë e rëndësishme që pas Samitit të tetorit, kredibiliteti i BE-së ka ra në rajon dhe duhet të punojmë që ta kthejmë, është vitale për perspektivën e rajonit”, thotë Osmani.

I pyetur për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, Osmani e quajti se është ‘kusht i pashkruar’, por nëse është çelësi në hapjen e bisedimeve, opozita duhet ta shfrytëzojë që edhe ajo të jetë pjesë e suksesit evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori