LAJMI I FUNDIT:

iPhone 11, telefoni më i shitur i Apple në sezonin e festave

iPhone 11, telefoni më i shitur i Apple në sezonin e festave

Dy javë më parë, një raport nga CIRP sugjeroi që iPhone 11 i Apple ishte duke u shitur më shumë se modelet “Pro”.

Duket se raporti është mjaft i saktë sepse sipas CEO të Apple Tim Cook, ai ka konfirmuar se iPhone 11 është iPhone-i më i shitur gjatë tremujorit të festave, ku ishte telefoni më i shitur I kompanisë çdo javë për muajin dhjetor.

Cook nuk dha ndonjë shifër se sa njësi Apple ka shitur.


Apple e gjeti veten në një situatë të ngjashme me iPhone XR, kur kjo pajisje arriti të mposhte modelet më të shtrenjta, iPhone XS dhe XS Max.

iPhone 11 është pasardhësi i iPhone XR i vitit 2018.

Ndërsa ende vazhdon të përdorë një ekran LCD, erdhi me një azhurnim ku tani përdor një aparat fotografik të dyfishtë në vend të një kamere të vetme. /Telegrafi/