LAJMI I FUNDIT:

Fetai: Zyra e BE-së të përfshihet në përzgjedhjen e prokurorëve

Fetai: Zyra e BE-së të përfshihet në përzgjedhjen e prokurorëve

Prokurorja Fatime Fetai propozoi që gjatë përzgjedhjes së prokurorëve që hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin duhet të përfshihet edhe zyra e BE-së në vend.

Fetai thotë se në këtë mënyrë do të hiqeshin të gjitha dyshimet për kandidatët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozoj që në procedurën e përzgjedhjes për shef dhe prokurorë në atë prokurori të përfshihet edhe zyra e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbikëqyrjes nga momenti i intervistës deri në zgjedhjen e kandidatëve dhe edhe atë të japin mendim për ato kandidatë”, thotë Fetai e cila shton se në një vend të vogël sikur Maqedonia e Veriut, është e mundur të ketë ndikime.


Sipas saj, edhe opinioni duhet të përfshihet në mënyrë maksimale dhe se në këtë mënyrë do të kemi mundësi ta ngrisim besimin në sistemin prokurorial./Telegrafi/