LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Ndërpriten masat për pragun e alarmimit për ndotjen në Tetovë

Qeveria: Ndërpriten masat për pragun e alarmimit për ndotjen në Tetovë

Qeveria e Maqedonisë përmes një kumtese për media njofton se janë ndërprerë masat që vlejnë në raste të tejalimit të pragut të ndotjes së ajrit.

Nga Qeveria thonë se ndotja e ajrit në Tetovë për dy ditë me radhë nuk ka qenë mbi pragun e alarmimit.


“Sipas të dhënave nga SASHMCA më 27.01.2020, koncentrimet mesditore të grimcave PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 175 mg/m3, dhe episodi i dy ditëve radhazi është ndërprerë në Tetovë. Me këtë ndërpriten të vlejnë masat për rastet e tejkalimit të pragut të alarmit për grimcat PM10 për Tetovën”, thonë nga Qeveria.

Masat të cilat duhet i aktivizon Qeveria parashohin që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet dhe personat me astmë kronike, infarkt të rëndë të miokardit ose sulm në tru, pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë.

Të gjitha subjektet juridike ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në vend të hapur të punojnë prej orës 11 deri në orën 17, si dhe tu rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në vende të hapura, organeve të administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe shoqatave aksionare në pronësi të shtetit dhe komunave ta ulin deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare./Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori