Letrat kredenciale të Maqedonisë së Veriut dhe disa delegacioneve tjera kontestohen në APKE
Kredencialet e nëntë delegacioneve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) janë kontestuar për shkaqe të ndryshme në hapjen e sesionit plenar dimëror.
Siç njofton AIM, për gjashtë delegacione (Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, San Marino, Suedia dhe Zvicra) kontestimet i përkasin rregullit të Kuvendit për barazi gjinore, që parashikon se delegacionet parlamentare nacionale duhet të kenë përqindje të njëjtë të anëtarëve të gjinisë jomjaftueshëm të përfaqësuar, të paktën të barabartë me atë që është i pranishëm në parlamentet e tyre dhe minimum një anëtar i gjinsë jo mjaftueshëm i përfaqësuar i emëruar si përfaqësues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përbërja aktuale në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 46 femra parlamentare, respektivisht me 38.3 përqind nga përbërja e përgjithshme, ndodhet në vendin e 21-të në nivel botëror.
Por, në delegacionin e APKE-së nga gjashtë anëtarë vetëm dy janë femra, që paraqet 30 përqind të delegacionit. Megjithatë, kjo nuk mjafton që delegacioni të akreditohet.
Për dy shtetet tjera (Moldavia dhe Spanja), kontestimi i përket rregullit për barazi gjinore, që parashikon se delegacionet duhet të formohen në atë mënyrë që do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i partive politike ose grupeve që ekzistojnë në parlamentet e tyre.
Kredencialet e delegacioneve nacionale të Federatës Ruse kontestohen për shkaqe thelbësore dhe formale. Kontestimi thelbësor i përket propozimit të paradokohshëm për ndryshim të barazpeshës kushtetuese mes të drejtës vendore dhe ndërkombëtare, si dhe situatës në Gjeorgji.
Për të gjitha delegacionet tjera, mes të cilave edhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Komisioni për rregulla do ta dorëzojë mendimin e tij deri te Kryetari, për çka nuk do të debatohet në formë plenare, nëse komisioni konkludon se se këto autorizime duhet të aprovohen./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian