LAJMI I FUNDIT:

DJ Regard sjell remiksin e “Don’t Start Now” të Dua Lipës

DJ Regard sjell remiksin e “Don’t Start Now” të Dua Lipës
DJ Regard (Foto: Instagram)

Një tjetër shqiptar që po korrë suksese të mëdha në mbarë botën pa dyshim se është edhe artisti nga Ferizaj, Dardan Aliu i njohur si DJ Regard.

Veç projekteve të suksesshme që realizoi deri më tani, i njëjti tanimë ka bërë remiksin e një kënge mjaft të dëgjuar të yllit shqiptar, Dua Lipa.


Përmes rrjeteve sociale, DJ Regard njoftoi se ka sjellë remiksin e “Don’t Start Now” që u lansua më 1 nëntor dhe ka kaluar shifrën e 100 milionë klikimeve në platformën digjitale, YouTube.

Remiksi, i cili është publikuar në kanalin zyrtar të artistes Lipa, u mirëprit nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e 200 mijë klikimeve.

Edhe ky projekt është prodhim i ‘LEAF Management’ që tashmë qëndron prapa çdo suksesi të artistit Aliu.

DJ Regard, pjesë e festivalit më të madh në botë “Tomorrowland”
Lexo po ashtu DJ Regard, pjesë e festivalit më të madh në botë “Tomorrowland”

Gjithashtu, ditë më parë u bë e ditur se DJ Regard sivjet do jetë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha në botë – “Tomorrowland” që mbahet në Boom të Belgjikës.

Dardan Aliu bëri që emri i tij të dëgjohet në botë me vetëm një projekt, ndërsa edhe këtë vit ka paralajmëruar gjëra të mëdha për fansat, duke mos munguar as në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori