Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se dy porosi kanë shënuar vizitën e emisarit të SHBA-së, Richard Grenell, prej të cilave njëra i është drejtuar Prishtinës për të hequr taksën, e tjetra Beogradit për të pezulluar fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Por, sipas tij “këto dy gjëra nuk janë të krahasueshme dhe nuk mund të jenë të njëjta”.
Shefi i diplomacisë serbe, në intervistë për televizioni shtetëror serb, ka thënë se mesazhet e sjella nga Grenell nuk janë të reja dhe një qëndrim i ngjashëm është marrë nga vendet e QUINT-it.
“Presidenti Vuçiq ka përsëritur se këto dy gjëra nuk mund të futen në të njëjtin rrafsh. Taksa duhet të hiqet, sepse Serbia nuk ka aplikuar taksa kur Prishtina bëri fushatë për njohjen e pavarësisë. Nëse të gjithë dëshirojnë, ne jemi të gatshëm të arrijmë një moratorium, por atëherë duhet të ndalohet lobimi i shteteve të mëdha për Kosovën, si dhe lobimi për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ka ndryshuar raporti i forcave dhe kjo po u dhemb atyre [Kosovës]. Nga 193 shtete anëtare të OKB, 93 prej tyre e njohin pavarësinë e Kosovës, 95 nuk e njohin, kurse pesë vende janë në gjendje fluide”, tha Daçiq, përcjell Telegrfi.
Sipas ministrit të jashtëm serb, vizita në Grenell ka një shenjë pozitive, “sepse vendos theksin tek temat ekonomike dhe këto janë nisma të dobishme dhe tregon pozicionin e ndryshuar të administratës amerikane në kuptimin e angazhimit të një zgjidhjeje kompromisi”.
Megjithatë, Grenell tha se afati për arritjen e një marrëveshjeje nuk është caktuar, por se nuk ka shumë kohë.
“Mesazhi i Grenell se afati për të arritur një zgjidhje nuk është i pakufizuar kryesisht i është adresuar Prishtinës”, tha Daçiq.
Sipas tij, stuata në Prishtinë është pasojë e marrëdhënieve të tyre të brendshme politike, por edhe dialogu është bllokuar shkaku i kësaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025