Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, vazhdon të shpreh pakënaqësitë me zhvillimet ne partinë e tij. Ai ka reaguar për emërimet që janë bërë sot strukturën e re drejtuese të partisë, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së.
Çelaj, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar cinike komunikatën e lëshuar nga mbledhja e Kryesisë së PDK-së, ku është njoftuar për emërimet në organet e partisë.
Postimi i plotë i Çelajt:
“Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së
Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:
…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…
Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.
Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy ?”, ka shkruar Çelaj, njofton Telegrafi.
Çelaj edhe ditë më parë përmes një letre publike, drejtuar kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur shqetësimin e tij për çështjet e brendshme të partisë.
Në letrën e tij që e ka publikuar në Facebook, Çelaj i thotë Veselit se në emër të reformës po e dëmton ADN-në e këtij subjekti politik.
Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Uran Ismaili është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i partisë, ndërsa nënkryetarë janë zgjedhur Agim Aliu dhe Shaqir Totaj dhe Donjet Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova