LAJMI I FUNDIT:

Grenell: Nuk jemi këtu për politikë, duam progres ekonomik – të rinjtë duan punë

Grenell: Nuk jemi këtu për politikë, duam progres ekonomik – të rinjtë duan punë

Emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se me rëndësi për SHBA-në është arritja e progresit në rajon, në rastin konkret në Kosovë dhe Serbi, në aspektin ekonomik.

“Presidenti Trump ka qenë i fokusuar për të zgjidhur problemet, jo duke shikuar mbrapa. Ne duam të bëjmë progres në rajon, Kosovë, Serbi, në aspektin ekonomik. Të rinjtë duan punë”, ka thënë Grenell, përcjell Telegrafi.


Duke u përqendruar në këtë çështje, në një deklarim të shkurtër para një darke pune me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Grenell ka thënë se “çfarë po duam të bëjmë ne, është që fokusi të jetë tek njerëzit”.

“Njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende të reja të punës dhe të ardhme të ndritshme. Çfarë dua të bëjë unë që të merremi me të gjitha këto çështje të bllokuara që kanë ndikim ekonomik të zgjidhen. Duam të shtyjmë të dy qeveritë dhe liderët në Kosovë dhe Serbi – dhe tu themi që të shikojnë njerëzit, filloni me hapjen e vendeve të punës”.

“Për këtë jam këtu dhe nuk të kyçem në debatin politik, sepse kjo na lë mbrapa”.

Sipas tij, komuniteti i bizneseve në Amerikë dhe në Evropë duan të vijnë këtu (të investojnë) në rajon, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ka konflikte nga establishmentet politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori