LAJMI I FUNDIT:

Iu pëlqen TikTok por nuk i gjeni videot e preferuara, shfrytëzoni algoritmin që t’i gjeni ato që pëlqeni

Iu pëlqen TikTok por nuk i gjeni videot e preferuara, shfrytëzoni algoritmin që t’i gjeni ato që pëlqeni

TikTok është një minierë me video mbresëlënëse, prej këngëve për vallëzim, thirrjeve me zëra të inatosur, deri te shfaqjet e ndryshme komike.

Ka vetëm një problem, se duhet të kaloni nëpër shumë filmime të bezdisshme, derisa të arrini te ato që i doni, transmeton Telegrafi.

Aplikacioni e ka zhvilluar për këtë arsye opsionin “For You”, që është një faqe me video të pafund që iu pëlqejnë juve më së shumti, bazuar në pëlqimet dhe shpërndarjet që keni bërë.


Bazuar në përshkrimin e AppStore të këtij algoritmi, thuhet se ai përshtatet me shijet e përdoruesit, sa më shumë që ai merret me të.

Megjithëse nuk është bërë e ditur forma dhe mënyra se si i mbledhë informatat, janë dhënë disa këshilla, se si mund të shikoni më shumë video që dëshironi dhe të shmangni ato që janë të padëshirueshme.

Lidhuni më shumë me ato që i dëshironi

Shkurtimisht, nëse iu pëlqen një video, atëherë thjeshtë pëlqejeni dhe bëjeni like.

Vendosja e zemrës në të, jo vetëm se do e gëzonte krijuesin e saj, por do të bënte të ditur llojin e videove që pëlqeni dhe në vazhdim do të shihni sa më shumë të asaj forme.

Të tjera që nuk iu pëlqejnë, thjeshtë injorojini, apo dërgoni te videot e raportuara, në mënyrë që të mos i shihni më.

Ndiqni kreatorët që pëlqeni

Kur e pëlqeni një kreator, kjo nënkupton se ju pëlqeni punën e tij dhe të gjitha materialet që i sjellë, do t’ju pëlqejnë edhe në të ardhmen.

Bukuria e TikTok, nuk është vetëm se mbledhë bashkë rininë, por se mund të bashkojë njerëz që kanë shije të ndryshme dhe mund të grupohen, varësisht prej dëshirave të tyre.

Kërkoni fjalë kyçe

Mund t’ju pëlqejnë videot më vallëzim, por iu duken interesant edhe ato kur njerëzit i imitojnë të famshmit, apo tërësisht të pazakonta si ata që i shfaqin macet duke i shëtitur me rrip të lidhur për qafe.

Por, nëse doni video konkrete, kërkojini me fjalë kyçe dhe algoritmi For You, do të mbajë në mend, që në të ardhmen të ju ofrojë sa më shumë materiale të asaj forme.

Qëndroni më gjatë duke i shikuar videot që i pëlqeni

Sa më gjatë që qëndroni në një video, algoritmi do e mbajë në mend se keni qenë të interesuar për të dhe në të ardhmen, iu ofron edhe materiale të ngjashme.

Ka mundësi që nuk keni kohë për t’i shikuar të gjitha në tërësi, por nëse doni që videoja e preferuar t’ju shfaqet sërish edhe në ndonjë formë tjetër, atëherë shikojeni disa herë.

Shpërndani te shokët videot e preferuara

Duhet thënë, se parametrat e TikTok janë ende të turbullta, por ashtu si edhe Vice raportonte, sa herë që shpërndahet një video, kjo lë të kuptohet se po iu pëlqen dhe TikTak iu ofron të tjera të ngjashme.

Megjithëse askush nuk e di si funksionon algoritmi, përdorimi sa më i madh, pëlqimi dhe shpërndarja e videove që doni, iu formon shijen dhe kërkesën tuaja, duke iu ndihmuar TikTok që t’ju përshtatet sa më shumë. /Telegrafi/