LAJMI I FUNDIT:

Bëhen homazhe në Kompleksin e Jasharajve në 22-vjetorin e sulmit nga forcat serbe

Bëhen homazhe në Kompleksin e Jasharajve në 22-vjetorin e sulmit nga forcat serbe

Në 22-vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe kanë vënë buqeta me lule të freskëta në shenjë kujtimi e nderimi të luftës çlirimtare të familjes Jashari.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ndau disa kujtime të asaj kohe.

 “Vetëm një ditë pas këtij sulmi bashkë me bacën Rifat, vëllain Fehmiun, me Lulzimin e Muratin, kemi filluar në Tiranë organizmin e sjelljes së armatimit për Komandantin Legjendar Adem Jashari, por që Komandanti ka rënë në krye të betejës pa pasur fatin e marrjes së këtij armatimi”, tha Lladrovci.


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se 22 vite më parë, pas syfyrit pasi që atë kohë ishte muaji i Ramazanit, forcat serbe sulmuan tinëzisht familjen Jashari, ku mbeten të plagosur dy vajza nga familja.

“Fatkeqësisht atë natë komandanti Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por luftën e bënë gjyshi, babai im Hamza dhe anëtarët tjerë të familjes që iu kundërpërgjigjen ashtu siç e merituan, ku pas 45 minutave sa zgjati sulmi mbeten të plagosur shumë ushtarë serbë, lanë armatimin dhe ikën mbrapsht”, ka thënë kryetari Jashari, bëhet e ditur në njoftim.

Pjesë e ceremonisë së homazheve ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe qytetarë të tjerë të cilët kishin ardhur për të nderuar veprën e familjes Jashari. /Telegrafi/

 

 

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori