LAJMI I FUNDIT:

Aktivizohet edhe më zë: Sistemi i klimës në Volkswagen Golf, më i avancuari që është parë ndonjëherë

Aktivizohet edhe më zë: Sistemi i klimës në Volkswagen Golf, më i avancuari që është parë ndonjëherë

Brenda Volkswagen Golf të ri, është vendosur sistemi Air Care CLimatronic, që është më i avancuari që është parë ndonjëherë

Air Care Climatronic është një sistem automatik, me tri zona të kontrollit, i dizajnuar të jetë sa më praktik, derisa ndodhet tërësisht brenda një ekrani të ndjeshëm, që ndodhet në pjesën e përparme, transmeton Telegrafi.


Mund të thuhet se është sistemi i zgjuar, më i avancuari që e kemi parë në një veturë, sepse mund të aktivizohet edhe më zë.

“Kam të ftohtë”, ose “jam nxehur”, mjafton të thotë shoferi apo shoqëruesi i tij dhe sistemi automatik, fillon të funksionojë varësisht nga nevoja.

Pasi që ka tri zona të ndryshme, mund të ngrohtë apo të ftohtë në ato pjesë, pa dëmtuar të tjerët që kanë nevojë për temperaturë tjerë.

Sistemi mund të ngrohë xhamin e përparmë për ta pastruar nga avulli, ngrohë këmbët ose duart, ka funksionin për këmbë të ftohta si dhe freskimin e ajrit.

Ky sistem i avancuar, do të jetë pjesë e Volkswagen Golf, që do të prezantohet në Geneva Motor Show, ndërsa ka edhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë

Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"

Auto
Kalo në kategori