Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se 22 vite me parë, pas syfyrit pasi që në atë kohë ishte muaj i ramazanit, forcat serbe sulmuan tinëzisht familjen Jashari, ku mbeten të plagosura dy vajza nga familja jonë.
“Fatkeqësisht atë natë komandanti Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por luftën e bënë gjyshi, babai im Hamza dhe anëtarët tjerë të familjes që iu kundërpërgjigjen ashtu siç e merituan, ku pas 45 minutave sa zgjati sulmi mbeten të plagosur shumë ushtarë serb, lanë armatimin dhe ikën mbrapsht”, deklaroi Jashari.
Tutje Jashari ka thënë se ky sulm ishte një paralajmërim që lufta do të fillojë shpejtë.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se 22 vite me parë në sulmin e dytë mbi familjen Jashari, u plagosën dy vajza të kësaj familje, kështu që ne sot kemi obligim dhe ndihemi krenar me punën dhe veprën e tyre.
“Këto krisma të asaj kohe kanë qenë krisma të lirisë, lavdi për jetë për të gjithë dëshmoret e kombit”, u shpreh Gucati.
Pjesë e ceremonisë së homazheve ishte edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha se bashkërisht po i kujtojmë këto ngjarje, siç është kjo e 22 janarit, para 22 vitesh.
“Vetëm një ditë pas këtij sulmi bashkë me bacën Rifat, vëllain tim Fehmiun, me Lulzimin, Muratin, kemi filluar në Tiranë organizimin e sjelljes së armatimit për Komandantin Legjendar Adem Jashari, por që Komandanti ka rënë në krye të betejës pa pas fatin e marrje së këtij armatimi”, ka deklaruar Lladrovci.
Pjesë e ceremonisë së homazheve ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, Klubi Futbollistik “Drenica” dhe qytetarë tjerë të cilët kishin ardhur për të nderuar jetën dhe veprën e familjes Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë