LAJMI I FUNDIT:

PDK: Vetëvendosje krijoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet

PDK: Vetëvendosje krijoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur lajm të mirë dënimin siç tha të organizatës terroriste “Syri Popullit”.

PDK në një reagim për media theksoi se ky është një lajm i mirë për drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

Shpallen fajtorë dhe dënohen me burg të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, tensione në sallë
Lexo po ashtu Shpallen fajtorë dhe dënohen me burg të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, tensione në sallë

“Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërore, figura të partive politike dhe personalitete publike. Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët  politikë”, thuhet në reagim.


Gruaja e Ramabajës fajëson “Klanin Pronto” për dënimin e burrit të saj
Lexo po ashtu Gruaja e Ramabajës fajëson “Klanin Pronto” për dënimin e burrit të saj

PDK kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist. /Telegrafi/