Pas vrasjes së Baki Taullaut nga Lushnja, banda ishte e vendosur të hakmerrej deri në fund ndaj çdo punonjësi të shtetit që u kishte hapur probleme.
Përmes ndikimit të grupit, disa prej drejtuesve kryesorë ishin larguar nga strukturat e policisë. Një prej tyre ishte edhe ish-drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala, njeriu që kishte drejtuar operacionin e vitit 1999 kundër bandës.
“Ajo që ndodhi pas ikjes sime është që këta njerëz që ishin angazhuar e kishin bërë punë të lavdërueshme, dikush dhe ishte dekoruar u hoqën menjëherë”, tregon Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.
Në 5 mars të vitit 2005 një sasi tritoli shpërthen në pallatin ku Shala banonte në zonën e “Don Boskos”. Në atë ngjarje mbeti i vdekur Enver Rabija, anëtar i bandës së Lushnjes. Duket se diçka shkoi keq dhe tritoli shpërtheu para kohe, në duart e atentatorit. Karta e telefonit që kishte aktivizuar tritolin kishte dy numra të regjistruar, një në Rumani dhe një në Turqi.
Numri rumun ishte i të dashurës së Aldos, Denada Kodrës kurse në Turqi i vetë Bares. Ngjarja, u lexua si mesazh edhe për Katja Banon, nënën e policit Klenti Bano, i ekzekutuar nga banda disa vite më parë. Ajo, banonte në të njëjtin pallat. Prej asaj ngjarje, Katja kyçi gojën. Top Story insistoi për një intervistë por zonja Bano refuzoi.
Në gusht të vitit 2005, Shalës i vendosin tritol në makinë. Ishte data 13, kur Xhaviti merr mjetin tip benz që e parkonte përballë pallatit. Ai kishte destinacion Elbasanin, ku ndodheshin bashkëshortja dhe fëmijët. Te Shkëmbi i Kavajës, Shala bën një ndalesë dhe konsumon një kafe me ish-ministrin Spartak Poçi.
“Edhe atje kemi qenë atë ditë, e mora vesh disa minuta më vonë ngjarjen që ndodhi”, tregon Spartak Poçi, Ish – Ministër i Rendit
Ish-drejtori i Policisë bën një tjetër ndalesë në zonë ku takohet me disa kushërinj nga Kosova. Ai merr një telefonatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare i cili e fton për një kafe në banesën e tij te Mali i Robit. Më pas, ai i drejtohet banesës ku qëndronte shkrimtari Kadare.
Top Story, ka siguruar këtë foto të kohës që i përket pikërisht takimit të asaj dite. Shumë pranë tyre ishte edhe mjeti me lëndën plasëse që nuk aktivizohet. Këto detaje që flasin për rrezikun që iu kanos shkrimtarit të madh shqiptar dalin në dritë për herë të parë në këtë dokumentar. Duket se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje e egër. Ata e dinin se Shala po shkonte te familja e tij.
Komisari ndalon në një servis në Elbasan pasi mjeti kishte një defekt. Punëtori i servisit, një djalë vetëm 17-vjeçar, nxjerr pakon e mbështjellë me natriban ku ishte lidhur një celular. Në atë moment, me instiktin e një polici Shala merr pakon dhe e hedh diku larg me shpejtësi. Aty mbërrijnë forcat xheniere që çaktivizojnë tritolin.
Pas këtij atentati, Shala nuk i kishte besim as truprojave të shtetit. Ai organizon largimin e bashkëshortes dhe fëmijëve në mënyrë të fshehtë jashtë vendit./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje