LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim lamtumirës komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë, Paolo Pelosi

Haradinaj priti në takim lamtumirës komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë, Paolo Pelosi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale (MSU) në kuadër të KFOR-it, kolonel Paolo Pelosi, të cilin e ka falënderuar për punën dhe kontributin e tij të deritanishëm në Kosovë, në forcimin e sigurisë, të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Kryeministri në detyrë Haradinaj tha se Njësia e Karabinierëve italianë ka bërë punë të shkëlqyer në Kosovë dhe në bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës, kanë ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Roli juaj dhe i karabinierëve për ruajtën e qetësisë, rendit dhe krijimin e një klime të sigurisë është i një rëndësie të veçantë dhe për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke vlerësuar se Italia ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të veçantë edhe përmes trupave paqeruajtëse që veprojnë në kuadër të KFOR-it.


Ndërsa, komandanti i Njësisë së Specializuar Multinacionale (MSU), kolonel Paolo Pelosi, pasi shprehu falënderimin për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës tha se kjo njësi do të vazhdojë angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori