Publikimi i një video i dha zjarr zemërimit të opozitës socialiste e cila organizoi një proteste masive mëngjesin e 21 janarit të vitit 2011 përballë kryeministrisë.
Në këtë protestë ndodhën katër vrasje politike, më të dokumentuarat në historinë e Shqipërisë, por asnjë nga këto prova nuk iu kanë mjaftuar gjykatave për të vënë përpara përgjegjësisë autorët.
Ne do të rindërtojmë tani, çfarë ndodhi në 21 janarin e 9 viteve më parë.
Vrullit të njerëzve që protestuan atë ditë, policia iu përgjigj me autobote me pompa uji, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.
Kur po mendohej se protesta përfundoi dhe një pjesë e madhe e njerëzve ishin larguar Garda e Republikës përdori armë zjarri me plumba luftarake.
Pikërisht këtu pranë kësaj peme, stafi i Top Channel kishte vendosur podiumin ku do të qëndronte një kameraman dhe një gazetar për të transmetuar protestën e opozitës.
Në këtë podium atë ditë hipën shumë persona mes të cilëve edhe Hekuran Deda dhe gazetari Fatos Mahmutaj.
Nga dritarja përdhese e kryeministrisë gardisti i grupit të zjarrit, Agim Llupo hapi zjarr dhe për pasojë një plumb goditi në kokë Hekuran Deden duke e vrarë në vend. Një plumb i dytë qëllon në dore gazetarin Fatos Mahmutaj.
Vrasja e dytë ndodhi përpara portës së Kryeministrisë, u qëllua Ziver Veizi.
Faik Myrtaj ishte personi i tretë që u vra në Bulevard në krah të kryesisë së Kuvendit, ai u qëllua në gjoks me një plumb pistolete, për këtë vrasje u akuzua komandanti i gardës Ndrea Prendi.
Vrasja e katërt ishte ajo e Aleks Nikës. Ai qëllua ndërsa ndodhej mes dy kullave në Bulevard nga një plumb nga distanca. Për shkak të dëmtimit të plumbit, kjo vrasje ka mbetur pa autor.
9 vjet pas protestës drejtësia nuk është vendosur dhe ata që vranë nuk kanë marrë dënimin e duhur. Ja çfarë mendojnë njerëzit.
Sa më shumë kalon koha aq më e vogël është shpresa se për 21 janarin do të bëhet drejtësi. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025