LAJMI I FUNDIT:

Juristët gati për gjyqin në Senat ndaj Presidentit Trump

Juristët gati për gjyqin në Senat ndaj Presidentit Trump

Juristët e Shtëpisë së Bardhë paraqitën të hënën një përmbledhje të argumenteve të tyre në gjyqin ndaj Presidentit Donald Trump në Senat, ku nesër fillojnë procedurat e plota.

Në një përgjigje të mëparshme, ndaj dy akuzave të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve kundër presidentit, avokatët Pat Cipollone dhe Jay Sekulow thanë se Senati duhet t’i hedhë poshtë këto akuza pasi ato bazohen “në shtrembërime të rrezikshme të Kushtetutës që do ta dëmtonin rëndë strukturën e qeverisjes”.


Ata argumentojnë se Dhoma e Përfaqësuesve synon të minojë fuqinë e presidentit për të përcaktuar politikën e jashtme dhe se po përpiqet të kontrollojë dhe ndëshkojë degën ekzekutive për privilegjet e saj kushtetuese.

Në përgjigje të akuzës se Presidenti Trump ka penguar Kongresin duke i udhëzuar pjesëtarët e degës ekzekutive që të mos respektonin thirrjet për të dëshmuar, avokatët thanë se këto veprime ishin një pohim legjitim i “interesave të konfidencialitetit që bazohet në ndarjen e pushteteve”.

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë si prokurorë në këtë gjyq tashmë e kanë paraqitur përmbledhjen e argumentit të tyre, ku thonë se qartazi, “provat vërtetojnë plotësisht” se Presidenti Trump është fajtor për të dyja akuzat e paraqitura. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori