LAJMI I FUNDIT:

Koronavirusi i Kinës: Pekini konfirmon se virusi vdekjeprurës është transmetuar mes njerëzve

Koronavirusi i Kinës: Pekini konfirmon se virusi vdekjeprurës është transmetuar mes njerëzve

Koronavirusi i ri që ka infektuar më shumë se 200 njerëz në Kinë është transmetuar mes njerëzve, sipas autoriteteve shëndetësore kineze, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zhong Nanshan, i cili kryeson Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës, ka thënë për agjencinë e lajmeve Xinhua, organizata zyrtare shtetërore e lajmeve e Kinës se dy raste të transmetimit nga njeriu në njerëz ishin konfirmuar në Kinë, një në Wuhan dhe një në Guangdong.


Zyrtarët kinezë fillimisht e kishin lidhur virusin me tregun e madh të prodhimeve të detit në Wuhan, Kinë, nga ku kishin lindur shumë nga rastet.

Infeksionet e raportuara rishtazi janë më shumë se trefishuar gjatë fundjavës, duke u rritur në më shumë se 200 raste, sipas Komisionit Shëndetësor Komunal Wuhan, me disa raste të raportuara jashtë Kinës, në Japoni, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.

Tre persona kanë vdekur nga virusi, i cili është në të njëjtën familje si SARS, MERS dhe ftohja e zakonshme.

Simptomat e pacientëve, të cilat i ngjajnë pneumonisë, përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, ethe dhe probleme në mushkëri, të cilat u zbuluan përmes rrezeve të kraharorit.

“Shpërthimi i fundit në Wuhan dhe vende të tjera duhet të merret seriozisht”, ka thënë presidenti kinez Xi Jinping të hënën, sipas rrjetit shtetëror televiziv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori