Krahas 35 kapitujve të deritanishëm, metodologjia e re numëron shtatë faza që shtetet- kandidate duhet t’i plotësojnë. Këto janë kushte të caktuara ekonomike, sociale, politike dhe sundimi i të drejtës, që sipas ish diplomatit Nano Ruzhin është thembra e Akilit për të gjitha vendet post- komuniste, madje edhe për disa anëtarë të BE-së. Këto janë pika të dobëta edhe për ata që trokasin në dyert e Unionit, siç janë Serbia dhe Mali i Zi apo Maqedonia dhe Shqipëria.
“Shprehja e famshme “kornizë kohore” mund të kuptohet edhe në kuptim maksimalist edhe minimalist. Kuptimi maksimalist është- na japin data, deri atëherë patjetër ta bëni këtë apo atë. Kuptohet, këto shembuj imperativ më lehtë do të realizohen nëse ka unitet mes pushtetit dhe opozitës. Për fat të keq, përvojat ballkanike janë negative. Por, edhe këtë duhet ta mësojmë. Nuk mund të keni diapazon kaq të madh të mospajtimeve mes pushtetit dhe opozitës. Që të tejkalohen, dikush duhet të bëj kompromis. Nuk mundet një parti politike ta anulojë tërë atë që paraprakisht ndonjë parti tjetër politike dhe administratë e ka bërë. Për këtë, vlerësoj që evropianët kanë kuptuar që na duhet një mekanizëm shtesë që vazhdimisht do të na kontrollojë, nga pak edhe do të na shantazhojë, edhe pse mendoj që mjaft më me shantazhe sepse edhe i kemi frustrimet tona. Mjaft e shfrytëzuan Ballkanin si një hapësirë vakumi ku hyjnë ndikime të ndryshme ku faktorë lokal bëjnë çfarë të duan”, thotë Nano Ruzhin- ish diplomat.
Komisioni Evropian në shkurt do të publikojë mini-raportin për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe sipas paralajmërimeve, metodologjie e re pritet të miratohet në mars.
“Duhet të punojmë në bazë të vlerësimit se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme ti fillojnë bisedimet e anëtarësimit, Nuk ka ndryshime lidhur me këtë qëndrim dhe ne do ti përmbahemi vlerësimit se duhet të fillojmë negociatat me këto dy shtete. Kjo gjithashtu nënkupton se duhet të kemi vendim pozitiv nga ana e Këshillit për hapjen e bisedimeve aderuese me para samitit të Zagrebit”, deklaroi OLiver Varhelyi, Komisioner për zgjerim i BE-së.
Me metodologjinë e cila dikë shpërblen, dikë dënon apo e kthen në fillim, ish diplomati thotë se disi tani dyshja e famshme Shkup- Tiranë bashkë apo ndaras, bëhet irelevante sepse tani secili do të shkoj nëpër rrugën e vet- siç e ka bërë përkatësisht siç e ka merituar. Më tej, Ruzhin shton se për ne është shumë e rëndësishme këto zgjedhje t’i bëjmë sipas standardeve evropiane. Thotë se nuk dëshiron të jetë optimist i madh, por nëse jo në muajin mars, atëherë Maqedonia në prill do të marrë datë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova