LAJMI I FUNDIT:

Tetë ditë paraburgim për Emil Jakimovskin

Tetë ditë paraburgim për Emil Jakimovskin
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh për Emil Jakimovski, personi i cili kërcënoi gazetarët.

Gjykatës i procedurës paraprake vendosi masën e paraburgimit për shkak të rrezikut për arratisje, por edhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale.

Prokuroria e akuzon atë për tre vepra penale, “Rrezikim të sigurisë” sipas nenit 144 paragrafi 2 (kryerjen e dhunës në familje), rrezikimin të sigurisë sipas nenit 144 paragrafi 4 (nga sistemi i informacionit), dhe mosrespektimi i vendimit gjyqësor sipas nenit 377 paragrafi 5.


Jakimovski u arrestua dje për dhunë në familje, ndërsa së fundmi iu është kërcënuar dhe ka fyer gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska/Telegrafi/