LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i Byrosë së Sigurimeve Milan Vukashinoviq, arrestohet nga policia serbe në Jarinjë

Punonjësi i Byrosë së Sigurimeve Milan Vukashinoviq, arrestohet nga policia serbe në Jarinjë

Në pikën kufitare të Jarinjës, është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Këtë e ka bërë të ditur Rrahim Pacolli, nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Ai ka thënë se Vukashinoviq është arrestuar vetëm pse punon në një kompani kosovare.


“Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë. Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.  Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë.

 Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori