Nxënësit fitues të Komunës së Skënderajt morën 253 sete librash në vlerë prej 50 eurosh si shpërblim për suksesin e treguar në garën Nacionale të Kreativiteti Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë. Shpërndarja e këtyre librave u bë nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, në një ceremoni ku morën pjesë zyrtarë institucional, drejtor shkollash, mësimdhënës, nxënës e prindër.
Koordinatori Hoti pasi i uroi nxënësit për sukseset e arritura në garë, tha se shteti jonë nuk ka gjë më të vlefshme sesa nxënësit, prandaj për të është e rëndësishme të ju dhuroj atyre shpërblimin më me peshë e që është libri.
“Nxënës të dashur, të gjithë ne këtu, prindërit, drejtorët e mësimdhënësit nuk kemi gjë më të çmueshme sesa ju. Ju jemi arsimi jonë, ju jeni e ardhmja jonë, ju jeni dielli jonë. Pasi që ju jeni dielli jonë, ju nuk jeni vetëm prioritet, por jeni gjëja kryesore që realisht e ka një shtet. Kjo do të thotë ne nuk mund të rregullojmë asnjë agjendë në Republikën e Kosovës, pa e rregulluar çështjen e arsimit. Pa arsimin nuk ka vlerë liria e Kosovës, pa arsim nuk kanë vlerë Jasharajt sepse duhet të dihet se çfarë peshe ka gjithë ai sublimim, gjithë ai flijim e gjithë ajo rezistencë. Vetëm njerëzit e dijshëm mund ta transmetojnë gjithë atë flijim që e kemi përballë andej. Pra arsimi është ai që realisht e kuptimson të ardhmen. Përmes librit e keni në dorë magjinë më të fuqishme, që ju ta formësoni vetën ashtu siç duhet dhe të jeni në gjendje që në të ardhmen të organizoni vetveten, familjen, shoqërinë, të drejtoni dikastere të ndryshme dhe ta drejtoni vendin”, tha Hoti.
Ndërsa, drejtori komunal i arsimit në komunën e Skënderajt, Bekim Latifi, duke folur për rëndësinë e garës dhe sukseset e nxënësve tha se këto gara duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Në emër të Kryetarit të Komunës Bekim Jashari ju përshëndes të gjithëve edhe Koordinatorin për këtë punë të madhe që ka bërë dhe shpresojmë që ky aktivitet të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që nxënësit tonë të kenë mundësinë t’i tregojnë cilësitë e tyre përmes garave. Faleminderit dhe ju uroj sukses edhe në të ardhmen”, tha Latifi.
Komuna e Skënderajt ka gjithsej 1994 fitues në të gjitha nivelet e të dyja garave. Në garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në nivelin shkollor, komunal dhe Republikan ka gjithsej 699 fitues, ndërsa në garën Nacionale të Diturisë ka 1295 fitues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë