LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Kisha Ortodokse serbe e Kosovës bastion i shërbimeve sekrete ruse

Kastrati: Kisha Ortodokse serbe e Kosovës bastion i shërbimeve sekrete ruse

Në emisionin #Hashtag me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për ndikimin që ka Rusia në Kosovë përmes Kishës Ortodokse.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Ardian Kastrati, ka thënë se Kisha Ortodokse historikisht ka uzurpuar funksionet politike të shtetit të Serbisë.


Ai thotë se Kisha Ortodokse serbe në Kosovë është bastion i shërbimeve intelegjente ruse, përcjell Telegrafi.

“Unë do të thosha se kjo është e vetmja “aeroplanmbajtëse” ruse në Ballkan përmes së cilës Kremlini pretendon të shtrijë ndikimin. Qëllimi është dërgimi para i interesave gjeostrategjike kundër Amerikës”.

Kastrati thotë se Rusia ka ndërtuar kisha në Shkup me fonde të oligarkëve në mënyrë që të shtrijë ndikimin sa më shumë.

Profesori thotë se nuk ka vend për shqetësim pasi sipas tij Amerika para 20 viteve ka përcaktuar se ujërat e Adriatikut nuk guxojnë të preken.

“Ne jemi me fat që jemi në këtë zonë të SHBA-së, por shërbimet tona nuk guxojnë të kenë komoditetin në këtë drejtim”.

Kastrati thotë se patriarku Irinej disa herë ka bërë thirrje publikisht se “çdo gjë që i është marrë Serbisë me dhunë mund të kthehet me dhunë”.

Sipas tij kjo është një mesazh për Vuçiqin të cilit i thuhet se “nëse bën kompromise me Kosovën ajo më nuk kthehet, por me dhunë mund ta kthejmë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori