Njohësi i çështjeve politike Artan Murati thotë se dita e 26 dhjetorit kur u zgjodh në krye të Kuvendit Glauk Konjufca po del të jetë problematike për vazhdimin e negociatave mes LVV-së dhe LDK-së.
Murati në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se këto dy parti pos problemit të presidentit që kishin më herët tani kanë hapur një front edhe sa i përket asaj se kujt i takon kryetari i Kuvendit.
Ai thotë se për votuesit e këtyre dy subjekteve është më e dhimbshme kur dihet se LVV dhe LDK janë pajtuar në tërësi sa i përket programit qeverisë por ato nuk po merren vesh për pozita.
Murati ka thënë se një qeveri e pakicës e formuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk i duhet vendit pasi sipas tij Kosova ka pasur qeveri të pakicës dhe ato kanë shfaqur mjaft probleme në funksionim.
Ai thotë se një qeveri teknike është e mundshme por shton se kjo qeveri nuk do të kishte fuqi politike për të dërguar para reformën zgjedhore.
“Prandaj zoti Kurti duhet medoemos të tentoj ta sigurojë shumicën e mjaftueshme në Kuvend dhe të ketë një partnerë të besueshëm për të qeverisur”.
Murati thotë se Kushtetuta e Kosovës e lejon një person të dytë të bëjë qeverinë nëse Kurti nuk arrin ta formojë qeverinë.
Njohësi i çështjeve politike thotë se nëse do të ketë zgjedhje të reja nuk ka më shansa që Vetëvendosje dhe LDK do të tentonin për ndonjë koalicion.
Ai thotë se me këtë rast Vetëvendosje do të detyrohet të kërkojë një partnerë të ri pasi gjasat për të marrë shumicën në Kuvend është e pamundur.
Murati thotë se nuk është mirë të shkohet në zgjedhje pa u zgjedhur së paku një qeveri teknike e cila do ta miratonte buxhetin për këtë vit.
“Megjithatë skenari i zgjedhur do të ishte më i keqi për qytetarët dhe për vet deputetët që kanë shpenzuar para dhe shumë energji për ta fituar atë pozitë”, tha ndër të tjera Artan Murati./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe