inistri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka marrë pjesë në “Konferencën Vjetore të Prokurorëve”, me ç ’rast ka thënë se prokurorët janë garanci e shtetit të ligjshëm, garanci e barazisë para ligjit dhe besimi i qytetarëve në drejtësi, varet nga puna e tyre.
Gjatë kësaj konference, ministri Tahiri tha se sistemi prokurorial në dy vitet e fundit ka pasur progres të matshëm dhe sipas tij, të arriturat në këtë fushë, kanë lënë gjurmë në sistemin prokurorial, tek qytetarët dhe raportet vendore e ndërkombëtare.
“ Para dy vitesh, në fillim të mandatit tim si Ministër i Drejtësisë, ju kam folur për planet e synimet. Gjatë dy viteve që lamë pas, kemi parë në masë të madhe, realizimin e këtyre synimeve, e përbashkëta e të cilave ka qenë fuqizimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, ka thënë Tahiri.
Duke folur për ndryshimet e arritura në sistemin prokurorial, ministri Tahiri përmendi disa nga to, duke thënë se tashmë prokurorët kanë kompetenca të qarta dhe të matshme.
“Mekanizmat llogaridhënës për prokurorë që s’jepnin rezultat, duke ulur besimin e qytetarëve në paanshmëri, sot janë zëvendësuar me përgjegjësinë disiplinore. Kishte paqartësi kompetencash, e sot me Ligjin e ri për Prokurorin e Shtetit, kompetencat janë bërë mjaft të qarta e të matshme”, deklaroi Tahiri.
Sipas ministrit Tahiri, numri i prokurorëve sot, nuk është më pengesë për zbatimin efikas të ligjit.
“ Buxheti që qeveria ka ndarë për dy vite për sistemin prokurorial, e ka mundësuar shtimin e këtij numri, kurdo që shtrohet si nevojë. Kishte diferencim e mungesë të stimulimit, ndërsa sot, prokurorët e Republikës së Kosovës, marrin pagat më të dinjitetshme në rajon e më gjerë”, është shprehur Tahiri, thuhet në njoftimin për media.
Të gjitha këto të arritura sipas ministrit Tahiri janë rezultat i dialogut të mirëfilltë institucional ndërsa ka shtuar se të arritura ka pasur edhe në fushën legjislative.
“ Përmes ndryshimeve që i kemi bërë në Kodin Penal, ju si prokurorë, tashmë keni mundësi të plotë për të parandaluar e luftuar krimin e korrupsionin e po ashtu përmes tij, të mbroni lirinë individuale nga cenimi i pa bazë”, tha Tahiri.
Gjatë kësaj konference, ministrit Tahiri përmendi edhe Ligjin e ri për Konfiskimin e Pasurisë duke potencuar se tashmë sistemi i drejtësisë ka në dispozicion bazën e mjaftueshme, për të konfiskuar çdo pasuri të fituar nga aktiviteti kriminal.
“Ju pret një punë e madhe për zbatimin e tij, por gjithsesi se përmes tij, sot keni në dispozicion bazën e mjaftueshme, për të konfiskuar çdo pasuri të fituar nga aktiviteti kriminal”, deklaroi Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Do të kishte qenë më e mençur nëse Maqedonia do të kishte votuar “pro” dy rezolutave për luftën në Ukrainë

Dumani: Përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, e dështuar

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe