Këto vegla kuzhine nuk bën t’i përdorni më shumë se një vit: Vend i vërtetë i baktereve!
Në vazhdim po ju sjellim listën e gjërave të kuzhinës të cilat nuk janë për përdorim më shumë se një vit
Për përgatitjen e ushqimeve të preferuara amvisat përdorin edhe vegla të ndryshme kuzhine me ndihmën e të cilave më lehtë presin, përziejnë dhe përgatitin ushqimin, transmeton Telegrafi.
Por, shumica e femrave me vite të tëra përdorin të njëjtat vegla dhe nuk i zëvendësojnë me të reja. Mirëpo, kështu bëjnë gabim të madh dhe pavetëdijshëm dëmtojnë veten.
Rendja
Përdoret për artikuj të ndryshëm, nga limoni deri te djathi madje edhe çokollata dhe është shumë e mprehtë. Mirëpo nuk është për t’u përdorur përgjithmonë. Do të duhej një herë në vit t’ia zëvendësoni gërryesen, varësisht nga ajo sa e përdorni. Në këtë mënyrë lehtë do të gërryeni çdo gjë që ju nevojitet.
Leckat e kuzhinës
Në lecka të kuzhinës grumbullohen baktere, pa marrë parasysh a i pastroni duart, enët apo vetëm njollat dhe mbetjet e ushqimit. Prandaj, është me rëndësi që t’i lani më shpesh dhe patjetër një herë në vit t’i zëvendësoni me të reja.
Dërrasat për prerje
Të drunjta apo plastike, të gjitha dërrasat kanë prerje të imëta nga thikat, ndërsa në to grumbullohen bakteret. Përdorimi i dërrasave të tilla për prerje të artikujve nuk është i sigurt për shëndetin.
Vegla për qërimin e perimeve
Edhe nëse e blini veglën më të shtrenjtë për qërim të perimeve, pas një kohe tehu i saj do të topitet. Prandaj më mirë blini më të lira dhe zëvendësoni një herë në vit me të reja.
Lugët e drunjta
Njësoj si edhe me dërrasën për prerje, në lugët e drunjta do të krijohen plasaritje në të cilat krijohen baktere. Ato janë posaçërisht të rrezikshme, sepse me ndihmën e tyre përziejmë ushqimin, andaj të gjitha bakteret mund të futen në ushqim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A