LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Kompromisi për ligjin për Prokurorinë është i vështirë

Milloshoski: Kompromisi për ligjin për Prokurorinë është i vështirë

OBRM-PDUKM-ja ka pranuar tekstin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Grupi parlamentar dhe organet partiake do ta shqyrtojnë ditëve në vijim. Megjithatë, deputeti që ishte pjesë e grupit negociues të opozitës thotë se konsensusi është i vështirë derisa pushteti më shumë i kushton rëndësi dispozitave të ligjit për drogat se Ligjit për Prokurorinë Publike. Antonio Milloshoski thotë se janë të gatshëm që propozimin e Renata Deskoskës ta harmonizojnë përmes amendamenteve.

“Nëse do të kemi sukses, kjo varet nga prioritetet e shumicës parlamentare. Derisa në Kuvend më i rëndësishëm është Ligji për marihuan të thatë, vështirë do të jetë të kemi kompromis. Nëse LSDM-ja tërhiqet nga ligjet për droga, atëherë shanset rriten që të kemi sukses në miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Nuk dua të paragjykoj, por arritja e kompromisit nuk është punë e lehtë”, deklaroi Antonio Milloshoski, Deputet i OBRM-PDUKM-së.

Ministria e Drejtësisë pret që deputetët të heqin dorë nga inatet personale dhe të gjejnë konsensus për miratimin e ligjit. Mesazhi i euro-komisionarit për zgjerim, Oliver Varhelyi ka motivuar edhe më tepër pushtetin që të këmbëngul në miratimin e këtij propozimi.


“Porosia nga euro-komisionari ishte i qartë. Neve presim dhe duam që deputetët të gjejnë forcën dhe të votojnë të motivuar nga e ardhmja Evropiane e vendit. Të mos motivohen nga interesat personale dhe dëshira për t’iu shmangur përgjegjësisë para ligjit. Kjo është çështje e cila teston patriotizmin e tyre”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Propozimi i ri të cilin Renata Deskoska në fund të dhjetorit e dërgoi në Kuvend, parasheh që kompetencat e PSP-së t’i marrë Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në krye me Villma Ruskovskën. Prokurorët e shkarkuar special të vazhdojnë të punojnë në lëndët aktive gjyqësore, në hetime dhe para- hetime. Në mënyrë shtesë, ligji parasheh zgjerim të ekipit të Ruskovskës, që do të thotë që ish prokurorët special të konkurrojnë për vende pune në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se Kuvendi është i gatshëm ta miratojë propozimin, atëherë kur partitë politike dhe deputetët do t’i tejkalojnë dallimet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori