Analisti Rrahman Paçarizi thotë se nxjerrja në publik e mospajtimeve që kanë pasur LVV dhe LDK kanë përkeqësuar raportet mes tyre.
Paçarizi në “Dossier D” në RTV Dukagjini, thotë se tashmë palët e kanë të qartë se nuk mund të bëjnë marrëveshje dhe po mundohen të japin arsyetime në publik.
Ai thotë se ndoshta Vetëvendosje do të delte më mirë nëse Konjufca jep dorëheqje por sipas tij ai vështirë se do ta bëj një gjë të tillë.
“Konjufca më së paku është fajtor për situatën e krijuar. Pasojat duhet t’i bartin Albin Kurti dhe Isa Mustafa”.
Analisti thotë se oferta e Kurtit për 14 ministri është një qasje shumë jo serioze kur partitë më parë janë dakorduar për 12 ministri.
“LDK do të dilte shumë keq nëse pranonte, pasi do t’i binte që ata po luftojnë për poste e jo parime”.
Paçarizi thotë se vështirë se mund të imagjinohet ndonjë skenar tjetër pos zgjedhjeve pasi sipas tij edhe PDK-së e AAK-së tashmë më shumë u konvenojnë zgjedhjet se ndonjë matematikë tjetër për t’u përfshirë në qeveri.
Ai ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje e vetmja gjë që do të ndryshojë do të jetë se subjektet më nuk do të kenë vija të kuqe./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur