LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 2 të lënduar rëndë

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 2 të lënduar rëndë

Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare. Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e automjeteve, informon “Alsat”.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës, por për arsye të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat e lënduar nga makinat për shkak të dëmtimit të madh që kanë pësuar makinat nga zjarri i fuqishëm që janë përfshirë.


Gjithmonë sipas informatave të para, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë dukshmëria e ulët për shkak të mjegullës së dendur që paraqitet në këto momente në fushën e Pollogut. Ndërkohë SPB-ja dhe Prokurori i turnit të Tetovë ndodhen në vendngjarjeje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë. Trafiku është pezulluar ndërsa identiteti i të plagosurve ende nuk dihet.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori