LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlohet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gajre

Zvogëlohet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gajre

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë me lagështi. Nga LAMM paralajmërojnë se është zvogëluar dukshmëria për shkak të mjegullave. Siç informohet dukshmëria prej Tetovës për në fshatin Gajre është 20 metra, Pavlleshenci prej 30 në 50 metra dhe Gostivar prej 50 deri në 100 metra.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


Nga LAMM rekomandojnë që të kihet kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendi ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/