Toyota Land Cruiser nuk pritet të largohet, mund të kthehet në një hibrid modern
Ky SUV i fuqishëm nuk do të largohet nga prodhimi, vetëm do të ndryshohet që t’i përshtatet makinave të kësaj kohe
Megjithëse janë bërë dhjetë vite që kur doli në treg, Toyota Land Cruiser vazhdon të jetë shumë i kërkuar, madje shitjet e kësaj veture gjatë vitit të kaluar janë rritur për dhjetë për qind, transmeton Telegrafi.
Por, përkundër kërkesës së shtuar, është thënë se do të largohet përfundimisht nga prodhimi, që të zëvendësohet me një tjetër, për shkak se është vjetruar.
Sipas Best Car Web kjo nuk do të ndodhë, pasi ky SUV nuk pritet të largohet, por të kthehet në një hibrid modern dhe shumë më të përshtatshëm.
Burime të këtij mediumi, bëjnë të ditur se motori me 3.5 litra, do të ndryshohet me një tjetër që ka 4.6 litra dhe me anë të motorit tjetër elektrik, të nxjerrë së bashku 381 kuaj fuqi.
Në të njëjtën kohë, pritet t’i vendoset platforma TNGA, që është më e lehtë, duke ia lehtësuar shumë peshën në krahasim me paraardhësin. Dizajni nuk pritet të pësojë ndonjë ndryshim të dukshëm, vetëm se grilli pritet të jetë i ngjashëm me atë të Toyota Corolla.
Versioni ri i Toyota Land Cruiser pritet t’i ketë tri radhë ulësesh, që i mundësojnë akomodimin e tetë personave, në rehati shumë të mirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave që përfshin disa njësi të RAV4 Prime
Mercedes AMG SL63 duke lëvizur me shpejtësi prej 328 kilometra në autostradat e Gjermanisë
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit