Gjermania do të shënojë rritje ekonomike edhe këtë vit, por shumë më pak se në vitet e mëparshme. Enti Statistikor në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit.
Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore. Rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2019 ishte vetëm 0,6 %, ndërkohë që në vitet e mëparshme (2018 dhe 2017) ishte 1,5 % dhe 2,5 %. Këto të dhëna i ka publikuar të mërkurën Enti federal i Statistikave në Berlin.
Viti 2019 ishte viti i dhjetë me radhë kur Gjermania ka shënuar rritje ekonomike – prej vitit 2010. Vitet e kaluara këtë rritje e ka ndihmuar edhe fuqia blerëse e konsumatorëve. Konsumimi është rritur me 1,6 % vitin e kaluar, që është dukshëm më shumë se dy vite më parë. Ndërkohë që janë rritur edhe investimet në ndërtimtari. Sipas të dhënave statistikore, janë rritur edhe të dhënat e shtetit për çështjet sociale dhe rroga.
“Nga recesioni ende larg”
Drejtuesi i koniunkturës në Institutin për Studimet Ekonomike në Mynih (ifo), Timo Wollmershäuser, thotë se dobësimi i industrisë gjermane në vitet e fundit ka prekur deri tani shumë pak fushat tjera: “Ndaj ky dobësim ekonomik dallon nga ai i viteve 2011 – 2013, kur Gjermania ishte e prekur nga kriza në Eurozonë”.
Edhe vëzhguesit e tjerë thonë, se të dhënat e tanishme të Entit duhet të merren me qetësi.
Martin Moryson, shef i Europa DWS, thotë se rritja ekonomike vitin e kaluar prej vetëm 0,6 % është një prej më të dobëtave në vendet industriale, sepse vetëm Italia ka të dhëna më të dobëta.
Por kjo nuk do të thotë se Gjermania ka shpëtuar për pak nga recesioni.
“Jo, ky do të ishte një interpretim i gabuar. Kapacitetet e industrisë dhe ndërtimtarisë kanë qenë të mbingarkuara në periudhën 2017/2018. Kapacitetet nuk janë të shfrytëzuara sa duhet, por Gjermania është shumë larg recesionit”, thotë ai.
“Investimet dhe lehtësimet tatimore”
Edhe Florian Hense nga Berenberg Bank mendon, se të dhënat e fundit nuk janë shqetësuese.
“Brenda dy viteve të ardhshme gjendja do të duhej të përmirësohej dhe rritja ekonomike të kthehet në nivelin prej 1,5 %. Rënia e tregtisë botërore e ka prekur Gjermaninë më shumë se asnjë vend tjetër. Por trendi aktual është solid”.
Shefi i sektorit të tregtisë në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK), Martin Wansleben, nënvizon se gjërat janë nën kontroll, duke i falënderuar stabilitetit të brendshëm ekonomik. Ai nuk pret ndonjë rënie serioze ekonomike, por kërkon më shumë investime: “Gjendja në vitin 2019 duhet të kuptohet si paralajmërim, sepse situata e njëjtë do të jetë edhe në vitin 2020. Gjermania duhet të përmirësohet – në modernizimin e infrastrukturës, me investime në arsim dhe lehtësime tatimore”.
Dobësimi i bartësve të ekonomisë
Enti i Statistikave pohon se në veçanti industria gjermane, si një kampione në eksport, ka pasur probleme serioze gjatë vitit të kaluar. Grindjet tregtare dhe drama me Brexitin kanë lëkundur konsumatorët dhe kanë frenuar investimet. Industria e automjeteve, makinerive, elektroindustria dhe industria kimike kanë qenë më të prekurat. Gjatë vitit ka pasur periudha madje kur disa degë të industrisë kanë qenë në recesion. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar është rritur importi me 1,9 %, ndërsa eksporti me vetëm 0,9 %.
Por nga fundi i vitit 2019 është rritur ekonomia pak më fuqishëm. Në tremujorin e fundit ka pasur sinjale të përmirësimit të gjendjes. Të dhënat zyrtare do të dihen në mes të shkurtit. Në tremujorin e tretë është shënuar një plus prej vetëm 0,1 %. Ndërsa në pranverë ka pasur madje një rënie të zhvillimit ekonomik prej 0,2 %, gjë që Gjermaninë e solli buzë recesionit.
Ndryshimet e domosdoshme
Banka Botërore pohon, se ekonomia gjermane ka shënuar rënie në aftësitë e konkurrencës. Në “Ease of Doing Business Index” – Gjermania ka rënë në vendin e 22 – pas Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë.
“Ne kemi rënë në gjumë, sepse 10 vitet e fundit i kemi pasur punët vërtet mirë”, kritikon presidenti i Shoqatës së Industrisë (BDI), Dieter Kempf. Rritja e kostove të energjisë, tatimet e larta, burokracia e tepërt – të gjitha këto janë elemente që ngarkojnë rritjen ekonomike.
Institutet udhëheqëse pohojnë se vitin e ardhshëm do të kemi rekorde të reja në numrin e të punësuarve, por në gjysmën e dytë të kësaj dekade mund të pritet një ndryshim më i madh demografik. Enti i Statistikave pohon se Gjermania deri në vitin 2035 do të ketë rreth 4-6 milionë punëtorë më pak në dispozicion, për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullatës.
Ndërkohë që numri i të moshuarve mbi 80 vjet po shtohet: Në vitin 2018 ka pasur 5,4 milionë, ndërsa në vitin 2022 do të ketë rreth 6,2 milionë banorë mbi 80 vjeç. Kjo do të thotë se do të shtohen edhe shpenzimet sociale, ato për pensione dhe sigurinë shëndetësore. E gjitha kjo mund të influencojë edhe zhvillimet ekonomike në vend.
Përfituesi më i madh i rritjeve të fundit ekonomike ka qenë sektori i tatimeve, sepse në vitin 2019 për të gjashtën herë me radhë janë rritur të ardhurat. Dallimi mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë 49,8 miliardë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime