LAJMI I FUNDIT:

Para të lëna në një rrugë në Angli nga dikush, në të paktën 12 raste – zgjidhet misteri, kuptohet se kush ishte “bamirësi”

Para të lëna në një rrugë në Angli nga dikush, në të paktën 12 raste – zgjidhet misteri, kuptohet se kush ishte “bamirësi”

Banorët e një fshati në Angli kanë mbetur shpeshherë të habitur me një gjest të dikujt, të cilin nuk e njihnin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në të paktën 12 raste, që nga viti 2014.

Siç bëhet e ditur, dikush, thuajse çdo vit linte një pako me para (një shumë prej 2000 funtesh në monedha 20 funtëshe) në Blackhall Colliery, County Durham.


Dhe më në fund, siç duket është kuptuar se kush ishin personat që kanë bërë një gjë të tillë.

Një pako parash të gjetura në rrugët e fshatit ishin lënë nga dy “bamirës”, ka thënë policia. Paratë liheshin gjithnjë në vende të dukshme dhe shpesh në trotuare.

Një prej “bamirësve” – që të dy dëshirojnë të mbeten anonimë – tha që ndjeu një “lidhje emocionale” me fshatin pasi u ndihmua nga një banor dhe dëshironte të “shlyente mirësinë që mori”.

Sipas policisë, nga një fenomen i tillë, në gjashtë vitet e fundit, 26,000 funte janë dorëzuar nga banorët e fshatit.

John Forster, nga Policia e Durham, tha se ai ishte “me të vërtetë i kënaqur” që misteri ishte zgjidhur.

Ai shtoi: “Jam i kënaqur që tani mund të përjashtojmë përfundimisht dyshimin se paratë mund të lidheshin me ndonjë krim”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Tufa e ujqërve rrethojnë çiftin kanadez brenda shtëpizës së tyre

Tufa e ujqërve rrethojnë çiftin kanadez brenda shtëpizës së tyre

Interesante
Xhinset më të mëdha në botë - 76 metra të gjata dhe peshojnë 3.6 tonë

Xhinset më të mëdha në botë - 76 metra të gjata dhe peshojnë 3.6 tonë

Fun
Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë në Filipine, bën që qielli të ndahet në dritë dhe errësirë

Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë në Filipine, bën që qielli të ndahet në dritë dhe errësirë

Interesante
Iluzioni i çuditshëm optik zbulon atë që njerëzit vërejnë fillimisht tek ju

Iluzioni i çuditshëm optik zbulon atë që njerëzit vërejnë fillimisht tek ju

Interesante
Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Interesante
Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Interesante
Kalo në kategori