LAJMI I FUNDIT:

Lëndën për organizimin e “27 prillit’ do të gjykojë gjyqtari Ilija Trpkov

Lëndën për organizimin e “27 prillit’ do të gjykojë gjyqtari Ilija Trpkov

Lënda për organizatorët dhe porositësit e “27 prillit” i është ndarë gjyqtari Ilija Trpkov.

Së shpejti pritet të caktohet edhe seanca e parë për këtë lëndë, por së pari do të ketë koordinim mes gjyqtarëve në Gjykatën Penale rreth termineve, për shkak se ish-ministri, Mile Janakieski, akuzohet në disa lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilija Trpkov, sipas të dhënave të publikuara në web-faqen e Gjykatës Penale të Shkupit, është gjykatës që nga shtatë dhjetori i vitit 2011 kurse deri sot ai ka udhëheqë disa lëndë penale duke përfshirë këtu lëndën gjyqësore për vrasjen e maturantit Angel në Gjorçe Petrov në maj të vitit 2014, si dhe rasti ‘Rover’, ku në mesin e të akuzuarve ishte edhe Ljube Boshkoski.


Të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit janë ish-kryetari i Kuvendi, Trajko Veljanoski, ish-ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish-drejtori i DBK-së, Vladimir Atanasovski. Në hetimin e Prokurorisë, u përfshinë edhe Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkoski, por procedura për ata është ndaluar për shkak se nuk ndodhen në Maqedoni.

Të gjithë këta akuzohen për prishje të sigurisë dhe rendit kushtetues. Sipas aktakuzës, pas dështimit të bisedimeve për formim të qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2016, ata kanë përgatitur plan me qëllim që ta rrezikojnë sigurinë dhe rendin kushtetues dhe të ndalojnë ndërrimin e qeverisë.

Ky është procesi i dytë gjyqësor që është për ngjarjet e Kuvendit më 27 prill të vitit 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori