Ndryshimet e temperaturave si dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit kanë shtuar dukshëm numrin e personave të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore e që janë ankuar për simptome që lidhen me gripin sezonal. Fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronik kanë pasoja më të rënda nga gripi, ndërsa mjekët rekomandojnë që të shmangen qëndrimet në grupe të mëdha njerëzish si dhe të ajrosin më shpesh ambientet në të cilat qëndrojnë.
“Vaksinimi është mënyra e vetme për mbrojtjen apo zbutjen e simptomave të gripit respektivisht komplikimeve që mund të paraqiten. 5:45 Të ju iket kontakteve me njerëz të sëmurë, të kenë kujdes për higjienën personale dhe kolektive në radhë të parë, duart duhet të lahen, të mbajnë maskë mbrojtëse”, deklaroi Sedat Lumani, mjek.
Disa nga qytetarët e anketuar thonë se parandalojnë gripin duke bërë kujdes me daljet në ajër të ndotur si dhe konsumimin e lëngjeve që ndihmojnë organizmin kundër gripit.
“Nga gripi bëj kujdes shumë, sa ndjej ndonjë simptom të tij menjëherë marr paracetamol, daleron. Më ndihmon shumë. Po ashtu dhe limon, me çaj”.
“Tani kam grip. Ja ende po shërohem”.
“Nuk kam grip, jam mirë. Marr çaj, limon etj”.
Raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregoi se gjatë javës së parë të 2020-tës numri i personave të prekur nga gripi dhe sëmundjeve të tjera që kanë simptomat e gripit ka qenë 207.
Epidemiologët presin hov më të madh të gripit me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Për momentin në Klinikën Infektive qëndrojnë të hospitalizuar disa të prekur nga gripi, ndërsa në vendet e rajonit është raportuar për viktima si pasojë e komplikimeve nga gripi./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=OFDouP4u1y8&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze