LAJMI I FUNDIT:

Tregtarët sërish në protesta, bllokohet një pjesë e bulevardit “Kirili dhe Metodi” në Shkup

Tregtarët sërish në protesta, bllokohet një pjesë e bulevardit “Kirili dhe Metodi” në Shkup

Tregtarët e Tregut të Gjelbër të cilët kërkojnë uljen e çmimit të parkingut në Komunën Qendër, sot për herë të dytë kanë dalë në protesta, me çka e kanë bllokuar një pjesë të bulevardit “Kirili dhe Metodi” në qendër të Shkupit.

Policia i rikahëzon makinat drejt udhëkryqit tek parkingjet me kate “26 korriku”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet në Komunën Qendër” dje përmes një kumtese shprehën keqardhje për pakënaqësinë tek tregtarët – pronarë të tezgave në Tregun e Gjelbër në Qendër.

Tregtarët thonë se rritja e çmimit të parkingjeve ua dëmton përfitimet edhe ashtu të ulëta nga tregu dhe kërkojnë që ora e parë për parkim të jetë pa pagesë, ndërsa për çdo orë tjetër të vlejë çmimi i vjetër.

Ndërmarrja Publike “Parkingjet në Komunën Qendër” javën e kaluar solli vendim, me të cilin prej 8 janar çmimet për parking u rritën për 20 denarë, me çka një orë parking tani kushton 70 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori