LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Trajektorja”

Seanca gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Trajektorja”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastin “TNT” dhe “Trajektorja”.

Gjykimi për shembjen e komplesit “Kosmos” të investitorit Fijat Canovski duhet të fillojë nga fillimi pasi që dje gjykatësja porotë Liljana Ivanovska Koçkovska dha dorëheqje të parevokueshme.

Gjykatësi, Ognen Stavrev i ftoi mbrojtjen ta fillojë procedurën sërish, por vetëm me lexim të materialeve të nxjerra deri më tani.


Rastin e udhëheq gjykatësi, Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi.

Në lëndën “TNT” të akuzuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, të punës në Komunën e Gazi Babës, si dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja” ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Goran Boshevski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska.

Në lëndën “Trajektorja” akuzohen edhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Vladimir Peshevski dhe drejtori i Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare./Telegrafi/