LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati, nesër fillon gjysmëvjetori i dytë

Gjithçka gati, nesër fillon gjysmëvjetori i dytë

Në të gjitha shkollat e vendit nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2019/2020. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e këtij gjysmëvjetori. Ndërkohë, punëtorët e arsimit janë duke nënshkruar një peticion lidhur me pezullimin e Ligjit të Pagave.

Më 13 janar, ditën e hënë, fillon gjysmëvjetori i dytë në sistemin e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2019/2020.

Drejtori i Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha për Radio Kosovën se Ministria në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar ky gjysmëvjetor, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor.


“Sipas informacioneve që kemi, të gjitha drejtoritë komunale të arsimit në bashkëpunim me shkollat dhe këshillin e arsimtarëve kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. Ne si Ministri i kemi kryer të gjitha obligimet tona institucionale, duke menduar se për mësimdhënësit nuk ka pasur pushim, por vetëm për nxënësit dhe besoj që të gjitha shkollat janë përgatitur me planet e tyre, duke u bazuar në kalendarin e vitit shkollor”, tha Alushi.

Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë pret që të përmbyllet aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e tyre në Qeverinë e Kosovës dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit, me kërkesën që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave.

Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha se po presin të formohen edhe institucionet e reja qeveritare, ku siç tha, pritet të dalin sfida të reja.

“Të njëjtën rrugë demokratike po e shfrytëzojmë, duke shprehur kërkesën e mijëra mësimdhënësve tek Avokati, ashtu siç veproi duke respektuar kërkesat e të tjerëve dhe t’i drejtohet edhe njëherë Kushtetueses, jo që të ndikojë për të sjellë ndonjë vendim lidhur me Ligjin, por që të heqë masën e pezullimit të Ligjit të Pagave. Nuk po bëjmë presion, por po bëjmë një kërkesë legjitime”, tha Jasharaj

Jasharaj, theksoi se Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut, urojnë që sa më shpejt të rinisë dialogu për shumë çështje në arsim, dhe nëse anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori