LAJMI I FUNDIT:

Familjet meksikane po kërkojnë për të zhdukurit nëpër varre masive

Familjet meksikane po kërkojnë për të zhdukurit nëpër varre masive

Me ndihmën e qeverisë, familjarët pretendojnë se deri më tani i kanë gjetur rreth 12 mijë trupa në pjesë të ndryshme në Sinaloa.

Grupi përbërë nga 320 familje që kërkojnë anëtarë të zhdukur, nuk janë të kënaqur me paraqitjen e regjistrit kombëtar të zhdukjeve dhe varreve klandestine në Meksikë, transmeton Telegrafi.


Regjistri fundit, është paraqitur më gjashtë janar të këtij viti, nga qeveria e Andres Manuel Lopez Obrador.

Por, Sabuesos Guerreras që është pjesë e Fighter Female Hounds, i themeluar tre vjet më parë, e ka filluar një mision kërkimi edhe me lopata, pasi humbi djali i liderit të saj.

Maria Isabel Cruz filloi me tetë nëna tjera dhe përfundimisht, u zgjeruan në dritën e asaj që theksohet nga grupi, se është mungesa e vëmendjes nga prokurori vendas, për shkak të sasisë së madhe të zhdukjeve.

Sipas Cruz, puna e kërkimit të varreve dhe njerëzve të zhdukur ka rezultuar në identifikimin e 12.862 mbetjeve njerëzore. Shteti i Sinaloa, renditet i pari me 345 varre masive.

Ky grup e akuzon qeverinë, se supozon shifra të gabuara që ishin kryesisht rezultat i gjetjeve të qytetarëve, diçka që ata e denoncojnë si mosveprim nga autoritetet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori