LAJMI I FUNDIT:

Në pikën kufitare me Serbinë në Merdare po pritet dy orë për ta kaluar kufirin

Në pikën kufitare me Serbinë në Merdare po pritet dy orë për ta kaluar kufirin
Foto: Ilustrim

Mërgimtarët kosovarë, të cilët po kthehen në vendet perëndimore pas festave të fundvitit, sot vetëm në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Merdare po përballen me pritje të gjata, kurse në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot në orën 08:00, në pikën e kalimit kufitar në Merdare për të dalë nga Kosova po pritet deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë rreth 700 metra, njofton Telegrafi.

Ndërsa, të gjitha pikate tjera  kufitare janë të lira dhe se hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta. Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është 5 minuta, derisa për të dalë duhet të presësh më së shumti 10 minuta.


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Qytetarët mund të përcjellin në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori