Në të njëjtën ditë që ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian Qassem Soleimani në Bagdad, forcat amerikane kryen një tjetër mision sekret të lartë kundër një zyrtari të lartë ushtarak iranian në Jemen, sipas një raporti të ri.
Caku ishte Abdul Reza Shahlai, një financier dhe komandant kryesor i Iranit dhe Focave Quds, i cili ka qenë aktiv në Jemen, por që nuk rezultoi në vdekjen e tij, thanë katër zyrtarët amerikanë të njohur me këtë çështje për Washington Post, transmeton Telegrafi.
Sulmi i suksesshëm i 3 janarit që vrau Soleimanin ndezi zemërim nga regjimi iranian, i cili u hakmarr me sulme me raketa balistike në dy baza irakiane që strehojnë trupat amerikane, por nuk shkaktuan viktima.
Zyrtarët thonë se Pentagoni do të kishte njoftuar të dy sulmet së bashku nëse do të kishin qenë të suksesshëm, por nuk e zbuluan misionin sepse nuk shkoi sipas planit.
Është e paqartë pse operacioni për të vrarë Shahlai ishte i pasuksesshëm. Departamenti i Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga DailyMail.com.
Shahlai, i lindur rreth vitit 1957, ka qenë i lidhur me sulme kundër forcave amerikane në Irak, përfshirë një sulm të sofistikuar të vitit 2007, në të cilën militantët e mbështetur nga Irani rrëmbyen dhe vranë pesë trupa amerikanë në qytetin e Karbala.
Muajin e kaluar, Departamenti i Shtetit ofroi një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionin në lidhje me Shahlai.
Njoftimi thoshte se Shahlai është i vendosur në Jemen dhe ka një ‘histori të gjatë përfshirjeje në sulme që synojnë SHBA-të dhe aleatët e saj, përfshirë në komplotin e 2011 kundër ambasadorit saudit’ në një restorant italian në Uashington.
Baza e operacionit të Shahlai është në Sana’a, Jemen, ku ai shërben si financier kryesor i Forcave Quds që mbështesin forcat prokame shiite të Iranit në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova