LAJMI I FUNDIT:

Muja: Mbyllja e institucioneve financiare jobankare mund të ketë lidhje me zhvillimet politike

Muja: Mbyllja e institucioneve financiare jobankare mund të ketë lidhje me zhvillimet politike

Profesori universitar Armend Muja, ka thënë se disa vendime të institucioneve i ka konsideruar si politike për shkak të ndryshimit të pushtetit.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se institucionet financiare jobankare kanë luajtur një rol pozitiv për një shtresë të shoqërisë që nuk kanë pasur qasje në financa.


“Ne dimë që qasje në financa është problematike për një seri të madhe të bizneseve. Qasja në financa është edhe më e vështirë për gratë dhe të rinjtë që nuk kanë punë apo kontrata pune. Prandaj këto institucione e luajnë njëfarë roli pasi favorizojnë një pjesë të shoqërisë që i ka harruar sistemi bankar por edhe shteti”.

Analisti thotë se përmendja e cenimit të sigurisë kombëtare si një ndër arsyet e vendimit të revokimit të licencave të këtyre institucioneve financiare duhet të bëhet transparente.

“Pas rastit të turqve unë nuk i besoj më AKI-së…Kanë nevojë edhe ata të tregojnë se si kanë ardhur te ai vendim që ka elemente të sigurisë kombëtare”.

Muja thotë se vendimi i marrë në këtë kohë kur Kosova është ende pa qeveri ka ngjallur dyshime.

“Edhe para se të krijohet ky koalicion unë kam parë një seri të hapave nga një sërë institucionesh sikur duan të presin këtë qeveri. Reformat në postë ku shkarkohet drejtorët, rasti i “Monego”, te prokuroria etj., si veprime konsistente me kërkesat e qeverisë në ardhje”, deklaroi Muja./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori